Bayern Munich është në bisedime të avancuara për të transferuar Kyle Walker nga Manchester City në Bundesligë sezonin e ardhshëm, sipas “Sky Sport Germany”.
Reprezentuesi anglez ndihmoi skuadrën e Pep Guardiolës për të fituar tripletën këtë sezon dhe është shtylla kryesore e skuadrës së Kombëtares së Anglisë që drejtohet nga Gareth Southgate, por tani duket i gatshëm për një ndryshim dhe është i gatshëm për t’iu bashkuar skuadrës së Thomas Tuchel.
Walker u përjashtua nga formacioni startues i Manchester Cityt për finalen e Ligës së Kampionëve dhe kjo ka bërë që ylli i Anglisë të kërkoj largimin tnga kampionët e Premier Ligës në afatin kalimtar të verës.
Gazetari i “Sky Germany”, Florian Plettenberg, ka shkruar se ka pasur bisedime të rëndësishme mes Bayernit dhe përfaqësuesve të Walker, edhe pse ende nuk është arritur një marrëveshje mes klubeve.
Walker, 33 vjeçar, raportohet të jetë i etur për një ndryshim të skuadrës, sidomos pasi nuk i është bërë e qartë nëse është pjesë e planeve të Pep Guardiolas për sezonin e ardhshëm.