Humbja e Atletico Madridit nga Sevilla në ndeshjen e zhvilluar të dielën i ka dhënë një motiv shtesë Barcelonës për të regjistruar një fitore ndaj Valladolidit, për ta bërë kështu luftën për titull në La Liga më të hapur se asnjëherë më parë në këtë edicion.
Skuadra e Diego Simeones ruan edhe më tutje vendin e parë me 66 pikë, por një fitore eventuale e Barçës do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë.
Ndeshja zhvillohet në “Cam Nou” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Barcelona: (3-4-3): ter Stegen; Mingueza, Araujo, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Dembele, Messi, Griezmann.
Valladolid: (3-4-1-2): Masip; Sanchez, Gonzalez, El Yamiq; Janko, Alcaraz, Mesa, Olaza; Plano; Ëeissman, Guardiola.