Ballkani ka bërë një tjetër goditje të fuqishme në merkato. Kampioni i Kosovës ka transferuar sulmuesin Arbër Manaj nga Slaven Belupo.
“Të dashur tifozë, Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj. Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Ballkani sonte luan kundër BATE Borisovit në kuadër të play off it të Ligës së Konferencës.