Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, në këtë fazë të garave do të ballafaqohet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris.
Ndeshjen e parë skuadra nga Suhareka do ta luajë si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” më 5 ose 6 korrik, kurse atë të kthimit si mysafire pas një jave. Për Ballkanin kjo është hera e parë që do të luajë në garat evropiane.