Gjiganti i La Ligas është në kërkim të mbrojtësit shqiptar. Skuadra spanjolle, Atletico Madridi e ka identifikuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj si synim për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë, raporton “Calcio Mercato”.
Trajneri Diego Simeone thuhet se është fans i madh i 27-vjeçarit, kontrata aktuale e të cilit do të skadojë këtë verë, kështu mbrojtësi shqiptar do të jetë si lojtar i lirë.
Atletico pritet që të fillojë bisedimet me Hysajn, pasi që e sheh mbrojtësin shqiptar si opsion tejet të mirë për ta transferuar gjatë pandemisë Covid-19.
Që nga transferimi i tij nga Empoli, Hysaj ka arritur të bëjë 219 paraqitje për Napolin, duke regjistruar vetëm një gol dhe dhjetë asistime.