Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%.
Sipas njoftimit të ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4% në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (1,1%), mishi (1,4%), pemët (3,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,2%), kafja, çaji dhe kakao (2,3), pijet alkoolike (1,5%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,8%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (15,4%), shërbimet për transport (5,9%), pushime të organizuara (4,1%), shërbimet hoteliere (2,3%), kujdesi personal (1,5%) si dhe disa nëngrupe tjera me një ndikim të vogël, e që të gjitha patën një ndikim të përbashkët prej 1,9 për qind në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-1,6%), perimet (-10,9%), energjia elektrike (-0,7%) ((për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022)) me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK-it.
Më tutje në njoftim thuhet se, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14,1 për qind në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin qershor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (27,7%), mishi (19,6%), qumështi, djathi dhe vezët (22,3%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%), perimet (6,8%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%), kafja, çaji dhe kakao (17,9%) uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,2%), pijet alkoolike (7,0%), duhani (4,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (11,0%), gazi (39,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%), mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5,7%) pajisje shtëpiake (8,9%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht(12,1%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (9,5%), produktet farmaceutike (4,0%), blerja e automjeteve (6,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6,7%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%), shërbimet për transport (18,9%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (5,4%), shërbimet hoteliere (12,6%), kujdesi personal (6,7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 14,3 për qind në IHÇK-it.
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-8,4%), energjia elektrike (-0,9%) ((për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin qershor 2021)) me një ndikim prej -0,2 për qind në IHÇK-it, thuhet në njoftim.