Klubi londinez kërkon sot me ngulm fitore në Ligën e Evropës që do t’i sigurojë kualifikimin në fazën eliminatore.
Arsenal pret skuadrën portugeze, Benfica në “Georgios Karaiskakis” të Athinës, për arsye të protokollit antiCOVID-19.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi pa fitues (1:1), ku Arsenali shpërdoroi disa raste të sigurta, duke e bërë më të vështirë kualifikimin tutje.
Në formën momentale, brenda gjashtë ndeshjeve në të gjitha garat, “Topçinjtë” kanë regjistruar vetëm një fitore, dy barazime dhe tri humbje, ndërsa portugezët e Benfica në gjashtë ndeshjet e fundit kanë dy fitore dhe katër barazime.
Të dy skuadrat nuk do të kenë probleme të mëdha me mungesa të lojtarëve, ku vetëm Arsenali do të jetë i hendikepuar me mungesat e Thomas Partey e Rob Holding.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave:
Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Luiz, Gabriel, Tierney; Xhaka, Ceballos; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang
Benfica (4-4-2): Leite; Gilberto, Vertonghen, Otamendi, Grimaldo; Silva, Weigl, Pizzi, Everton; Nunez, Waldschmidt
18:55 Arsenal – Benfica (Stadiumi “Georgios Karaiskakis”)