Joan Laporta, ish-presidenti i FC Barcelonës dhe favorit për të marrë përsëri këtë post, i është përgjigjur lajmit se presidenti më i fundit i klubit, Josep Maria Bartomeu është arrestuar.
“Nuk është as lajm i mirë dhe as lajm i këndshëm për Barçan pasi që ky person ka qenë president i FC Barcelona”, tha Laporta.
“Edhe pse ai nuk kishte një administratë të mirë, ai megjithatë ka qenë president i Barcelonës dhe është një lajm që nuk është i këndshëm për askënd. E vërteta është se është një lajm tronditës, sigurisht”, ka vazhduar ish-presidenti katalunas, Joan Laporta.
Laporta tha se ai në fillim do të supozonte pafajësinë për Bartomeun, i cili thuhet se është arrestuar në lidhje me skandalin “Barçagate”, kur klubi u akuzua se kishte paguar një kompani të mediave sociale për të sulmuar armiqtë, duke përfshirë disa herë, lojtarët aktualë dhe ish-lojtarët. Bartomeu dhe disa zyrtarë thuhet se u arrestuan pasi policia katalunase bastisi zyrat e klubeve.
“Duke pasur parasysh ngjarjet që kanë ndodhur sot në lidhje me regjistrimet në zyrat e klubit, si dhe arrestimet e ish-presidentit të Barças dhe drejtuesit e klubit, në emër të fushatës ‘Estimem el Barça’, ne duam të themi se kemi maksimumin e respektit për veprimet gjyqësore dhe policore, si dhe respekt maksimal për prezumimin e pafajësisë. Na vjen keq që ka ndodhur kjo ngjarje, të cilat dëmtojnë shumë imazhin dhe reputacionin e klubit tonë, ”tha Laporta më vonë në një deklaratë.