Xhiro e 31-të e Superligës së Kosovës është hapur sot me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit.
Arbëria siguroi tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë duke fituar me rezultat minimal 1-0.
Bahtiri ishte lojtari i cili ia siguroi fitoren Arbërisë ndaj Feronikelit në minutën e fundit të ndeshjes.
Feronikeli është në vendin e gjashtë me 35 pikë, kurse Arbëria në të nëntin me 33 pikë.