Ministria e Financave ka njoftuar se më 25 shkurt do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.
Sipas MF-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.