Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për shkarkimin e Ronald Koeman, vendim të cilin Barcelona e mori pas humbjes ndaj Rayo Vallecano.
Ai ka thënë se shkarkimet janë pjesë e punës së trajnerëve dhe se të tilla situata e kanë përcjellë gjatë gjithë karrierës së tij.
“Unë jam shkarkuar disa herë dhe jam ende këtu, gjallë dhe u lumtur”, tha Ancelotti para gazetarëve pas barazimit 0-0 ndërmjet Real Madridit dhe Osasunas.
“Shkarkimi është pjesë e punës së trajnerëve dhe ju duhet të jepni maksimumin deri në ditën kur shkarkoheni. Ju duhet të shikoni përpara derisa ruani konsistencën. Koeman ka dhënë gjithçka për ta bërë mirë punën e tij”, ka thënë trajneri italian.
Xavi Hernandez vazhdon të përmendet si emri më i mundshëm për ta marrë drejtimin e Barcelonës.