Skitari nga Kosova, Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Tahiri përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, njëherit kjo ishte pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore. Garën e tij Tahiri e përfundoi në kohën 1 minutë e 52.44 sekonda.
Në vazhdim Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.