Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të vizitës në Japoni, ka marrë pjesë në Albanian Day në Tokio, ku takoi komunitetin shqiptar, si dhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes dhe personalitete të kulturës dhe sportit.
Rama ka thënë se marrëdhëniet e mira me këtë shtet, do t’i fuqizojnë edhe më shumë.
“Japonia është një vend i madh, Shqipëria është e vogël, Japonia është një vend i pasur, Shqipëria jo, dhe ne jemi shumë larg njëri-tjetrit, por i përkasim të njëjtës familje vlerash dhe ndajmë të njëjtin vizion për njerëzimin, për të ardhmen, për lirinë, për të drejtat e njeriut, për besimin, për demokracinë. Pra, në këto kohë të trazuara ne jemi më afër se kurrë më parë dhe jam shumë i impresionuar nga vizioni dhe nga qëndrimi shumë i thellë i liderëve japonezë, dhe si kryeministër… për sfidat e sigurisë që nuk janë vetëm kombëtare, por janë më shumë se ndonjëherë ndërkombëtare”, tha ai.