Mbi 61 mijë e 700 vizita mjekësore specialistike janë kryer gjatë vitit 2022 në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit, në 19 profile të ndryshme mjekësore.
Kështu thuhet në një njoftim të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ku theksohet se në 2 muajt e parë të vitit 2023 janë kryer 8 mijë e 300 vizita mjekësore.
“Brenda dite, stafi mjekësor i Spitalit të Gjilanit kryen 220 vizita mjekësore, përderisa brenda javës 1 mijë e 100 vizita mjekësore, kurse për 1 muaj, 4 mijë e 500 vizita. Në ambulancat specialistike shërbime mjekësore ofrojnë 68 mjekë specialistë të lëmenjëve të ndryshme dhe 29 infermierë. Pacientët që kanë nevojë për shërbime specialistike të profileve të ndryshme mjekësore nga rajoni i Gjilanit, paraprakisht duhet të kenë udhëzim nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe termini bëhet fizikisht, përmes sistemit kompjuterik. Ambulancat specialistike të këtij spitali ofrojnë shërbime në kushte moderne, të rinovuara dhe të pajisura me aparaturat e nevojshme mjekësore”, thuhet në njofitm.