Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku shënoi golin e tij të 300-të në karrierë në ndeshjen kundër Lazios.
Belgu shënoi golin e parë nga penalltia duke e dërguar Pepe Reinan në anën e gabuar në pjesën e parë në “Giuseppe Meazza”.
Ishte goli i tij i 299-të për klubin dhe vendin e tij, por nuk kaloi shumë dhe ish sulmuesi i Manchester United shënoi edhe të 300-in.
27-vjeçari gjeti rrjetën e golit përsëri para pushimit, edhe pse fillimisht goli u anulua për offside.
Topi i goditur nga Brozoviç u prek nga ana e Manuel Lazzarit dhe shkoi te Lukaku i cili realizoi me lehtësi Nuk ishte një pasim i qëllimshëm. Sidoqoftë, kur Brozovic bëri prekjen fillestare, Lukaku në aksion dhe prandaj kontributi i Lazzarit ishte i parëndësishëm.
Lukaku u bashkua me Interin nga Manchester United në një marrëveshje prej 80 milionë euro në verën e vitit 2019. Që atëherë ai ka shënuar 56 gola në 80 ndeshje me “Nerazzurrët”.