Sot mbushen 22 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu.
Kadri Kadriu gjatë kthimit për në shtëpinë e tij, te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas qëndrimit te të afërmit, ai kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg.
Në këtë ditë, vepra e të ndjerit kujtohet nga familjarë, poetë, artistë të profileve të ndryshme, si dhe qytetarë mitrovicas.