Ekonomia e Rusisë nuk do të vuajë nga embargoja e Bashkimit Evropian ndaj naftës së saj për shkak të tregjeve të reja dhe rritjes së çmimeve të karburantit, tha kryetarja e Këshillit të Federatës së Rusisë.
“Ne mund ta riorientojmë lehtësisht këtë naftë, kërkesa për të cilën është e madhe, në tregje të tjera”, u tha gazetarëve Valentina Matviyenko të mërkurën pas një takimi me presidentin e Mozambikut, Filipe Nyusi.
Matviyenko tha gjithashtu se “çmimi i naftës do të rritet ndjeshëm”, gjë që do të balanconte çdo fitim që Rusia mund të humbasë nga eksportet më të ulëta./UBTNews/