Ndërsa forcat ruse janë tërhequr nga ishulli i gjarpërinjve në Detin e Zi, mund të jetë “shumë herët” për Ukrainën që të krijojë një kamp atje, tha zëdhënësja e Komandës Jugore të Ushtrisë së Ukrainës, Natalia Humenyuk.
Humenyuk raportoi se ishulli mbetet i përfshirë nga tymi i madh ndërsa shpërthimet vazhdojnë. Edhe pse ushtria ukrainase pa trupat ruse të evakuoheshin duke përdorur skafet, Humenyuk tha se duhet të bëhet hetim për “mjetet e mundshme të mbetura pas” përpara se të zotërojnë përsëri ishullin.
“Forcat tona nuk kanë zbarkuar ende në ishull”, shtoi ajo duke sqaruar se nuk është e qartë nëse trupat ruse janë tërhequr plotësisht. “Nuk mund të themi se të gjithë janë tërhequr. Por ne shpresojmë që ata të kenë pasur arsye të mjaftueshme për ta bërë këtë”.
Humenyuk sugjeroi që ushtria ruse do t’i vinte zjarrin sistemeve raketore anti-ajrore dhe stacionit të radarit “për të mbuluar gjurmët e tyre”.
“Është shumë herët që ne të formojmë një kamp në ishullin e Gjarprit. Duhet të përfundojmë hetimin për rezultatin e operacionit ushtarak”.
Komanda ushtarake ruse e justifikoi tërheqjen e tyre nga ishulli të enjten “si një gjest vullneti të mirë”./UBTNews/