Një zyrtar i lartë ukranas paralajmëroi se Irani do të përballet me pasoja pasi Kievi u sulmua me dronë iranianë, Shahed, mëngjesin e hershëm të së dielës.
“Teherani është bërë një aleat kyç i Moskës në këtë luftë, duke e furnizuar qëllimisht me armë për sulme ndaj qyteteve civile”, shkroi në Twitter, Mykhailo Podolyak, këshilltari i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
“Sulmi i sotëm në Kiev me 50 Shahedë në ditën e qytetit është një tjetër konfirmim elokuent i kësaj të vërtete”, tha këshilltari, duke iu referuar një feste vjetore që feston kryeqyteti.
“Në aspektin ligjor: Irani po e bën këtë me qëllim të drejtpërdrejtë dhe duke kuptuar pasojat e veprimeve të tij. Dhe patjetër do të ketë pasoja”./UBTNews/