Një zyrtar i lartë ukrainas tha të enjten se lufta në Ukrainë “mund të përfundojë me bisedime të drejtpërdrejta” midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se ndërsa bisedimet ishin të mundshme, ai po priste të vlerësonte se si përparon ofensiva ushtarake e Rusisë në lindje të vendit në ditët në vijim.
“Kjo është ajo për të cilën po punon sot ekipi i avokatëve, konsulentëve dhe grupi negociator nga pala ukrainase”, tha ai.
Rusia ka zhvendosur forcat në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, në atë që Kievi dhe Moska e kanë përshkruar si një betejë të madhe për kontrollin e Ukrainës lindore.
Podolyak shtoi:
“Ata kanë burime të mjaftueshme, raketa të mjaftueshme, ata fatkeqësisht vazhdojnë të bombardojnë qytetet tona. Ata ende kanë fuqi punëtore dhe pajisje që nuk e kanë problem t’i shkatërrojnë në fushat tona. Prandaj le të presim pak dhe pastaj do të mund të gjykojmë qëndrimet e palëve, në radhë të parë të Presidentit të Ukrainës, në takimet e ardhshme dypalëshe”.
Podolyak shtoi se ai besonte se do të bëhej më e qartë se si mund të zhvillohet situata në javën e ardhshme ose një javë e gjysmë./UBTNews/