Civilët që përpiqen të largohen nga Khersoni tani i pushtuar nga Rusia po ngacmohen dhe bllokohen nga forcat ruse, sipas zyrtarëve ukrainas.
Yurii Sobolevskyi, nënkryetari i Këshillit Rajonal të Kherson, i tha televizionit ukrainas të premten: “Rruga për të dalë nga qyteti ka qenë e ndërlikuar. Ka disa raste kur njerëzit kanë arritur të dalin, qoftë edhe me autobus, por shumica e njerëzve kthehen prapa. Të gjithë nyjet janë të bllokuara”.
Sobolevskyi pohoi se “ka raste kur ato [forcat ruse] kryejnë abuzime në pikat e kontrollit: duke i detyruar burrat të zhvishen, duke kërkuar për tatuazhet”.
Ushtarët rusë kontrollojnë shpesh civilët ukrainas për ato që ata i shohin si tatuazhe nacionaliste dhe neo-naziste./UBTNews/