UBT News

Zyrtari ukrainas: Dugina mund të jetë e para në radhën e civilëve të vrarë nga Rusia

Oleksiy Danilov, Secretary of Ukraine's National Security and Defence Council, speaks with Reuters during an interview, as Russia's attack on Ukraine continues, in Kyiv, Ukraine July 8, 2022. REUTERS/Valentyn Ogirenko

Vdekja e gazetares Darya Dugina u organizua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe është “e para në radhën” e sulmeve të pritshme ndaj civilëve, tha të martën Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

“Në Rusi po bie mbështetja për luftën. Kremlini ka nevojë për mobilizim publik. FSB pritet të organizojë një seri sulmesh terroriste në qytetet ruse me viktima masive civile. Dugina është e para në radhë”, tha ai.

“Ndryshe nga Rusia, Ukraina nuk është në luftë me civilët”, shtoi ai.

Dugina, redaktore e një faqe interneti dezinformuese ruse, vdiq pasi shpërtheu një bombë e vendosur në makinën e saj të shtuhën mbrëma, në periferi të Moskës./UBTNews/

Exit mobile version