Rrethimi rus i Mariupolit ka “komplikuar” bisedimet midis Moskës dhe Kievit për përfundimin e luftës, ka thënë një negociator ukrainas.
Mykhailo Podolyak i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ai besonte se Rusia po përpiqej të forconte pozicionet e saj negociuese me ofensivën e saj të re në Donbas përpara diskutimeve të mëtejshme midis dy palëve.
Ai shtoi se ishte e paqartë se kur mund të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta.
Ndërkaq, Rusia thotë se ka hapur një korridor evakuimi për forcat ukrainase që duan të lënë armët dhe të largohen në mënyrë të sigurtë nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol./UBTNews/