Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-presidenti rus, ka paralajmëruar Izraelin kundër furnizimit me armë ushtarake në Ukrainë.
“Izraeli duket se po planifikon të furnizojë me armë regjimin e Kievit. Një veprim shumë i pamatur. Ai do të shkatërrojë të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore midis vendeve tona”, tha Medvedev në një postim në Telegram, pa dhënë më shumë detaje.
Nachman Shai, ministri izraelit i çështjeve të diasporës, shkroi të dielën në Twitter, në mbështetje të dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë./UBTNews/