Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të punojnë në një deklaratë për Sirinë në ditët në vijim, sipas diplomatëve amerikanë dhe rusë pas mbledhjes së trupit prej 15 anëtarësh.
Sipas mediave të huaja, Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia tha: “Këshilli, mendoj, ishte pak a shumë i bashkuar për nevojën për të ruajtur integritetin territorial dhe unitetin e Sirisë, për të siguruar mbrojtjen e civilëve, për të siguruar që ndihma humanitare të vijë për popullatën në nevojë”.
Diplomatët thanë gjithashtu se nuk kishte pasur diskutime për heqjen e grupi opozitar HTS nga lista e sanksioneve.
Gjatë gjithë luftës civile të Sirisë, Rusia shpesh ofroi mbështetje diplomatike për presidentin e rrëzuar sirian Assad në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Këshilli është mbledhur disa herë për të diskutuar çështjet politike dhe humanitare të vendit.
Kujtojmë se regjimi i Presidentit Bashar Al Assad u rrëzua pas një përparimi të shpejtë disaditor të rebelëve opozitarë.