UBT News

Zyrtari rus e pranon se Moska nuk ishte e përgatitur për sulmet në Krime

Një politikan rus ka thënë se mbrojtja ajrore e Rusisë nuk ishte e përgatitur për të ndalur sulmet e fundit të avionëve ukrainas në Krimenë e aneksuar.

Ukraina ka filluar të godasë caqet ushtarake në rajon, të cilin e aneksoi në vitin 2014 dhe tani është nën kontrollin rus.

“Është një sistem terrorizmi me dronë. Vetëm para një viti askujt nuk i shkoi mendja se do të ishte më kryesori”, deklaroi Vladimir Konstantinov, kryetari i Këshillit Shtetëror të Krimesë.

“Mbrojtja ajrore është konfiguruar për të luftuar armët e rënda – avionë, raketa e kështu me radhë e kështu me radhë. Tani ajo është duke u riorganizuar. Të gjithë janë në roje. Dhe nuk ka panik. Ne i besojmë Flotës së Detit të Zi. Ka disa vështirësi. Metodat e reja të luftës nxisin detyra të reja”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version