Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, hapi takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Afganistanin të hënën duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me raportimet e shkeljeve të të drejtave të njeriut, veçanërisht kundër grave dhe vajzave, transmeton UBT News.
“Unë i bëj thirrje talebanëve dhe të gjitha palëve që të respektojnë dhe mbrojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat dhe liritë e të gjithë personave. Ne po marrim raporte tronditëse për kufizime të rënda mbi të drejtat e njeriut në të gjithë vendin”, tha Guterres.
“Unë jam veçanërisht i shqetësuar nga raportet e rritjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër grave dhe vajzave të Afganistanit që kanë frikë nga një rikthim në ditët më të errëta. Pra është esenciale që të drejtat e fituara me vështirësi të grave dhe vajzave afgane, të mbrohen…”, tha ai.
Sipas tij gratë dhe vajzat e Afganistanit “janë duke kërkuar mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar – i njëjti komunitet ndërkombëtar që i siguroi ata se mundësitë do të zgjerohen, arsimi do të garantohet, liritë do të përhapen dhe të drejtat do të sigurohen”./UBTNews