Kryenegociatori për Huthit e Jemenit tha të hënën se pozicioni i grupit nuk ka ndryshuar që nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Jemen dhe paralajmëroi se sulmet ndaj anijeve të drejtuara për në Izrael do të vazhdojnë.
“Sulmet për të parandaluar anijet izraelite apo ato që shkojnë në portet e Palestinës së pushtuar do të vazhdojnë”, tha Mohammed Abdulsalam për Reuters.
Ai shtoi se kërkesat e grupit janë për përfundimin e ofensivës izraelite në Gaza dhe lejimin e ndihmës humanitare në veri dhe jug të rripit./UBTNews/