Një zyrtar i lartë i Hamasit i kërkoi të hënën Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i bëjnë presion Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Blinken do të vizitojë Egjiptin dhe Izraelin të hënën. Ai gjithashtu do të kërkojë që lufta të mos zgjerohet në Liban.
“Ne i bëjmë thirrje administratës amerikane të ushtrojë presion mbi pushtuesin për të ndaluar luftën në Gaza dhe lëvizja Hamas është e gatshme të merret pozitivisht me çdo iniciativë që siguron fundin e luftës”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri./UBTNews/