Zyrtarëve rusë iu është ndaluar të përdorin iPhone-t për shkaqe sigurie, raportojnë mediat ruse.
Nënkryetari i parë i administratës presidenciale, Sergei Kiriyenko deklaroi se telefonat janë të prekshëm nga agjencitë e inteligjencës perëndimore. Zyrtarët kanë afat t’i hedhin telefonat deri më 1 prill.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ai nuk mund t’i konfirmojë raportimet, porse telefonat inteligjentë nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare./UBTNews/