Zyrtarët ukrainas thonë se dhjetëra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga bombardimet e ushtrisë ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës shkroi në Facebook se trupat e Moskës kanë bombarduar zonat e banuara me raketa Grad, duke thënë: “Dhjetëra janë vrarë dhe qindra të plagosur! E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje për okupuesit!”, raporton BBC./UBTNews/