Së paku 153 fëmijë janë vrarë në Ukrainë qysh nga fillimi i pushtimit rus pesë javë më parë dhe mbi 245 fëmijë janë lënduar, njoftoi zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit të premten.
Si pasojë e bombardimeve janë dëmtuar 859 institucione edukative, 83 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tha se është ende duke punuar për të përcaktuar numrin e përgjithshëm të viktimave të fëmijëve në Mariupol, si dhe në disa zona të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Luhansk./UBTNews/