Zyrtarët ukrainas thonë se luftimet e ashpra kanë vazhduar të martën në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk.
Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, tha se forcat ruse kishin nisur sulme me raketa kundër qytetit Avdiivka, afër vijës së frontit. “Spitali Qendror i qytetit, një shkollë dhe ndërtesa të larta u prekën” tha ai.
Kyrylenko tha se një tjetër përpjekje ruse për të sulmuar qytetin e afërt të Mariinka ishte zmbrapsur. Ndërsa usët kishin lënë pa energji elektrike qytetin Krasnohorivka pasi kishin dëmtuar një transformator.
“Sot bombardimet vazhdojnë pothuajse përgjatë gjithë vijës së frontit. Të paktën dy civilë dihet se kanë vdekur momentalisht” tha Kyrylenko.
Në Luhansk fqinj, tre civilë vdiqën në qytetin Popasna kur një ndërtesë u shemb mes bombardimeve të rënda, sipas Serhiy Hayday, kreut të administratës ushtarake të rajonit të Luhansk.
“Armiku qëllon nga distanca me armë të rënda. Aviacioni po bombardon vazhdimisht zonën e banimit” tha Hayday.
Popasna ka qenë në vijën e frontit për javë të tëra dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.
Hayday tha se 95 banorë të rajonit të Luhanskut ishin evakuuar tashmë të martën, rreth gjysma e tyre nga Lysychansk, një qytet që është dëmtuar rëndë në javë të granatimeve./UBTNews/