UBT News

Zyrtarët ukrainas: Rusët po vendosin taksa në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhias

Autoritetet ruse në pjesët e pushtuara të rajonit jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, po i detyrojnë vendasit të ri-regjistrojnë bizneset e tyre, të paguajnë taksa dhe të raportojnë tokën që kultivojnë, thanë zyrtarët e mbrojtjes.

Biznesmenët në qytetin Enerhogar, ku ndodhet stacioni më i madh bërthamor në Evropë, të cilët refuzojnë të ri-regjistrohen nuk lejohen të operojnë, tha administrata e mbrojtjes e Ukrainës në Telegram.

Në qytetin Mykhailivka, biznesmenët regjistrohen dhe tatohen “sipas rregullave të pushtuesve”, ndërsa në fshatin Chernihivka fermerët duhet të raportojnë tokën që zotërojnë dhe që kanë me qira – përpara se të lejohen ta punojnë atë, tha ai.

Moska kapi pjesë të Zaporizhzhia-s si pjesë e lëvizjes së saj për të pushtuar rajonet rusishtfolëse të Ukrainës lindore dhe jugore./UBTNews/

Exit mobile version