UBT News

Zyrtarët ukrainas raportojnë mbyllje të të gjitha komunikimeve në rajonin Kherson

Zyrtarët ukrainas po raportojnë një mbyllje të të gjitha komunikimeve, në rajonin jugor të pushtuar nga Rusia, Kherson.

Në një deklaratë, Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Komunikimin Special dhe Mbrojtjen e Informacionit, tha se një ndërhyrje e paspecifikuar nga regjimi pushtues kishte ndodhur dhe se pajisjet ishin ndërprerë dhe kabllot ishin shkëputur.

Banorët e rajonit aktualisht kanë mbetur pa komunikim celular ukrainas dhe qasje në internet, si dhe pa mjete për të bërë thirrje telefonike kombëtare dhe ndërkombëtare duke përdorur pajisje telefonike fikse”, tha agjencia. /UBTNews/

Exit mobile version