Administrata e instaluar nga Rusia në rajonin e Khersonit thotë se po krijon milici lokale duke përdorur civilë për të luftuar kundër ofensivës ukrainase.
Përmes një postimi në Telegram më 24 tetor, autoritetet pushtuese thanë se burrat kanë “mundësi” t’i bashkohen njësive të mbrojtjes territoriale të qytetit, nëse zgjedhin që të mos evakuohen.
Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar shpalli gjendjen ushtarake në rajonet e pushtuara, duke fuqizuar administratat e tyre të instaluara nga Rusia për të rritur mobilizimin./UBTNews/