Një person i dehur ka fyer dhe ka kanosur policët në Viti.
“Policia gjatë patrullimit kanë takuar-hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke i fyer-ofenduar qytetarët, ndërkohë i njëjti ka filluar t’i fyej dhe kanosur edhe zyrtarët policorë. I dyshuari (nën ndikim të alkoolit) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Një rast tjetër i kanosjes së zyrtarëve policorë ka ndodhur edhe në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas pranimit të një tikete për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.
