Zyrtarët kinezë e kanë fajësuar platformën YouTube për fshirjen e llogarisë së një politikani i cili besohet se do të jetë lideri i ardhshëm i Hong Kong-ut. Ata po e akuzojnë kompaninë për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.
Nga YouTube thanë se e kanë pezulluar kanalin e John Lee, kandidatit të vetëm për postin e shefit ekzekutiv, të mërkurën. Sipas Google, e cila e ka nën pronësi këtë platformë, kjo është në përputhje me sanksionet amerikane.
Një zëdhënës i Google i tha CNN-it të mërkurën se e ka hequr kanalin Johnlee2022 pas shqyrtimit të ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kushteve të shërbimit të platformës. Nuk u dhanë më shumë detaje.
Ministria e Jashtme e Kinës akuzoi të enjten disa kompani amerikane për siç tha ajo, që po shërbejnë si “instrumente politike” për qeverinë amerikane, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllime “dashakeqe” për të ndërhyrë në procesin zgjedhor në Hong Kong./UBTNews/