Në një deklaratë të përbashkët në fund të një takimi që u mbajt në një resort në Akaba të Jordanisë të dielën, zyrtarët izrealitë dhe palestinezë thanë se do të punojnë ngushtë për të parandaluar “dhunën e mëtejshme” dhe se ata e rikonfirmuan nevojën për të punuar në de-përshkallëzimin e situatës.
Izraeli është i përkushtuar të ndalojë “diskutimin e vendosjes së njësive të reja të vendbanimeve për katër muaj dhe do të ndalojë aprovimin e njësive të të reja për gjashtë muaj”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e përbashkët erdhi në fund të një takimi ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të SHBA-së, Egjiptit dhe Jordanisë, në mes shqetësimeve në rritje mbi eskalimin e një dhune pak para fillimit të muajit të shenjtë musliman, Ramazanit, i cili fillon në fund të marsit./UBTNews/