Plani i Izraelit për të “shkatërruar” Gazën vjen nga “niveli më i lartë i shtetit”, u tha në gjykatën e lartë të OKB-së.
Pretendimet u bënë nga avokatët e Afrikës së Jugut teksa paraqitën padinë duke akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Afrika e Jugut gjithashtu i bëri thirrje gjykatës që të urdhërojë Izraelin të ndërpresë operacionet ushtarake në Gaza.
Izraeli që do të paraqesë deklaratat mbrojtëse të premten, i ka hedhur poshtë akuzat si “të pabaza”.
Gjykata do të japë vetëm një opinion mbi pretendimin për gjenocid, megjithëse është duke u vëzhguar nga afër.
Tembeka Ngcukaitobi, avokat në Gjykatën e Lartë të Afrikës së Jugut, i tha GJND-së se “qëllimi gjenocidal” i Izraelit ishte i dukshëm “nga mënyra se si po kryhet ky sulm ushtarak”.
“Synimi për të shkatërruar Gazën është ushqyer në nivelin më të lartë të shtetit”, tha ai.
“Çdo ditë ka humbje të jetës, pronës, dinjitetit dhe njerëzimit për popullin palestinez”, i tha gjykatës Adila Hassim, gjithashtu përfaqësuese e Afrikës së Jugut.
“Asgjë nuk do t’i ndalojë vuajtjet, përveç një urdhri nga kjo gjykatë”./UBTNews/