Pesë persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të dielën në qytetin port ekuadoras të Guayaquil-it. Këtë sulm qeveria ia atribuoi krimit të organizuar, thanë zyrtarët.
Ministri i Brendshëm, Patricio Carrillo tha se “mercenarët e krimit të organizuar”, të përfshirë prej kohësh në trafikun e paligjshëm të drogës, “tani po sulmojnë me eksploziv”.
“Është deklaratë lufte kundër shtetit”, shtoi Carrillo në Twitter.
Tetë shtëpi dhe dy makina u shkatërruan nga shpërthimi në Guayaquil, qytetin e dytë më të madh të vendit./UBTNews/