Një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit është kapur në flagrancë duke marrë 8 mijë euro ryshfet nga një kompani private në këmbim të dhënies së një tenderi.
Me këtë rast Policia ka arrestuar tre zyrtarë, ku dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.
“Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.