Është zyrtare: Sydney e ka kafenenë më të mirë në botë.
Të paktën kështu paraqitet në listën e re të top kafeneve të botës, me qytetin australian që i ka mposhtur të gjitha të tjerat.
Kafeneja “Toby’s Estate Coffee Roasters” u kurorëzua si më e mira në botë, ndërsa më pas u rendit kafeneja “Onyx” në Arkansas, “Gota Coffee Experts” në Vjenë, “Proud Mary” në Melbourne dhe “Tim Wendelboe” në Oslo, raportoi CNN.
Në top dhjetë kafenetë më të mira u futën edhe të tjera në Singapor, Francë, Malajzi dhe Kolumbi.
Kafenetë u vlerësua në bazë të disa faktorëve, duke filluar nga kualiteti i kafesë dhe ushqimi, praktikat dhe shërbimi ndaj konsumatorëve. Vlerësimet e njerëzve dhe ekspertëve u morën parasysh dhe u futën në platformën “Top 100 kafenetë më të mira në botë”, e cila më pas nxori fituesin.