UBT News

Zyrtare: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe sipas dokumenteve zyrtare, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.

Gjenerali amerikan Clark ishte personi që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të Ish-Jugosllavisë, organizoi dhe mbikëqyri fushatën ajrore të NATO’s që filloi më 24 mars 1999, e cila kishte në synim t’i jepte fund represionit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

Fushata e drejtuar nga Clark detyroi ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999, duke i hapur rrugë vendosjes së trupave të KFOR-it, mision i NATO’s, si dhe kthimit të refugjatëve.

Paraqitja e Clark si dëshmitar i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së po konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në procesin gjyqësor të Hagës./S.K/EO/

 

Exit mobile version