UBT News

Zyra e prokurorit ukrainas thotë se 483 fëmijë vdiqën për shkak të luftës

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës thotë se 483 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë dhe më shumë se 986 fëmijë janë plagosur për shkak të luftës.

“Nga numri i përgjithshëm prej 1 mijë e 469 të vdekurve dhe të plagosurve, 462 viktima u raportuan në Donetsk, 278 në Kharkiv, 128 në Kiev, 102 në Kherson, 91 në Zaporizhia, 89 në Mykolaiv, 72 në Dnipropetrovsk, 70 në Chernihiv dhe 67 në Luhansk”, njoftoi zyra e Prokurorit në Telegram.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm shtoi se këto shifra nuk janë përfundimtare dhe hetimet po vazhdojnë./UBTNews/

Exit mobile version