Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Adriatik Kelmendi është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret serb (BIA).
Vela ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se kjo është shembull se si regjimi i Aleksandar Vuçiqit po minon lirinë e lëvizjes për kosovarët.
“Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës, Adriatik Kelmendi, është një shembull se si regjimi i Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e një fasade të quajtur “Ballkani i Hapur”./UBTNews/
⛔️ #Serbia’s Security Intelligence Agency harassment of #Kosovo journalist @adriatikk is an example of how #Vučić’s regime undermines freedom of movement for citizens of Kosovo. Obviously, discrimination and arbitrary measures are the true face of a façade called “Open Balkan”. https://t.co/UuVYWwy6QU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 22, 2021