UBT News

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i bën thirrje Hamasit dhe Izraelit të respektojnë ligjin ndërkombëtar

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se po e ndjek situatën në Izrael dhe Gaza “me shqetësim të thellë” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare.

“Më shumë se 2 mijë e 700 njerëz, duke përfshirë civilë, janë vrarë tashmë si në Izrael ashtu edhe në Gaza. Ne u bëjmë thirrje grupeve të armatosura palestineze të ndalojnë përdorimin e predhave në thelb pa dallim, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar, si dhe sulmet e drejtuara kundër civilëve. Dhe ne kërkojmë Izraeli të sigurojë respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut në çdo operacion ushtarak”, tha të premten zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani.

Shamdasani tha se Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk u kërkon të gjitha shteteve që “të këmbëngulin dhe të ndihmojnë palët në konflikt në zbatimin e menjëhershëm të një korridori humanitar për të siguruar qasje të sigurt dhe pa pengesa në ndihma humanitare”.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar të gjithë civilët në veri të Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”./UBTNews/

Exit mobile version