Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu ka kritikuar vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të pezulluar shitjen e armëve në Izrael.
“Në vend që të qëndrojë me Izraelin, një demokraci tjetër që mbrohet nga barbarizmi, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do të trimërojë Hamasin”, thuhet në deklaratë.
“Izraeli po ndjek një luftë të drejtë me mjete të drejta. Ashtu si qëndrimi heroik i Britanisë kundër nazistëve shihet sot si jetik në mbrojtjen e qytetërimit tonë të përbashkët, po ashtu historia do të gjykojë qëndrimin e Izraelit kundër Hamasit dhe boshtit të terrorit të Iranit”, thuhet tutje në reagim./UBTNews/