Zyra e kryeminisrit Benjamin Netanyahu publikoi të enjten fotografi “të tmerrshme të foshnjeve të vrara dhe djeguar nga përbindëshat e Hamasit”.
“Hamasi është jonjerëzor. Hamasi është ISIS”, thuhet në postimin e zyrës së Netanyahut.
Tri fotografitë shfaqin dy foshnja, trupat e të cilave ishin djegur dhe trupin e një foshnjeje të tretë të njollosur me gjak.
Në postim mes tjerash bëhet e ditur se këto janë disa nga fotografitë që Netanyahu ia tregoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Jerusalem të enjten./UBTNews/