UBT News

Zyra e BE-së jep detaje rreth takimit të së shtunës në Ohër

Më 18 mars, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të mbajë në Ohër një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas njoftimit të BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbajnë fillimisht takime të ndara, pastaj takim trepalësh.

“Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00 me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Përfaqësuesi i lartë, i mbështetur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëra pas tjetrës, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh”, bëhet e ditur në njoftimin e BE-së.

Në njoftim po ashtu theksohet se pas takimit, Borrelli do të japë një deklaratë për media.

Exit mobile version